TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha në një status të tijin në Facebook, flet për pajisjen e përgjimit.

Duke iu referuar të dhënave të një oficeri dixhital, Berisha thotë se ajo është transferuar mbrëmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Akandeminë e Rendit, ndërsa shton se është manipuluar gjatë natës.

STATUSI I PLOTË I BERISHËS
Oficeri dixhital informon: Pajisja e pergjimit eshte transferuar mbreme nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ne Akademine e Rendit dhe eshte manipuluar gjate gjithe nates! sb
“Pershendetje doktor nje oficer pedagog ne Akademin e Rendit dhe me thot qe paisja e pergjimit qe ka qene ne Drejtorin e Pergjithshme e kan sjelle mbreme naten tek Akademia e rendit. Nderkoh mediave u kan thene se esht dorzuar ne amabasaden italian gje qe esht absolurisht e pavertet. Gjat nates dy specialist te drejtorise se policise kane bere nderhyrje dhe fshirje dhe sot e ekspozuan si objekt mesimor per trajnim. flm.”
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb