TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka harruar për pak minuta qytetarin dixhital dhe denoncimet për drogën apo zjarret duke e spostuar vëmendjen tek ndeshja Shqipëri-Lihtenshtejn, ku kuqezinjtë shënuan dy gola duke marrë fitoren.

Berisha thotë se kjo ishte një ndeshje e jashtëzakonshme.

“Një ndeshje e jashtëzakonshme! Shqipëria ka shënuar golin e dytë përballë Lihtenshtejnit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”! Urime djemve të kombëtares dhe trajnerit!”, shkruan Berisha.

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb