TIRANË- Ndërsa ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vënë në shënjestër pas kapjes së bandës së shqiptarëve të akuzuar për trafik droge nga Shqipëria në Itali, mes tyre edhe një kushëri i largët i tij Moisi Habilaj, nuk mungojnë akuzat edhe për qeverinë dhe kryeministrin.

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka publikuar një foto, ku sipas tij ndodhet Edi Rama dhe ministrat në një drekë të paguar pikërisht nga Habilajt në Vlorë.

“Në foto; Noriega dhe narko-ministrat e tij në dreken e paguar nga Habilajt në Vlorë!”, shkruan Berisha.

Beri fb

Si Berisha ashtu edhe opozita kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e qeverisë pas përgjimeve të publikuara nga autoritetet italiane për bandën e drogës ku përmendej edhe emri i Tahirit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb