TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që e akuzon Ministren e Mbrojtjes për çështjen e mos-funksionimit të radarëve në det dhe për deklarata të rreme.

Berisha shkruan se deklarata mashtruese e Kodhelit dhe gjeneral Bazos dëshmon se në narko-shtetin e Noriegës diktojnë narko-bandat e partisë. Ai i bën thirrje prokurorisë të hetojë.

STATUSI I BERISHËS
Si dhe sa u paguan ndrikull Kodheli dhe Gjeneral Trafiku, që linin të lira trafiqet në Adriatik duke mashtruar për radarët?
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mashtronin publikun për gjendjen e radarëve ndrikull Kodheli dhe gjeneral Trafiku mbi gjendjen e punës së radarëve sikur të ishte e paguar nga narko-bandat!
Kjo deklaratë mashtruese dëshmon se në narko-shtetin e Noriegës, narko-bandat e partisë diktojnë edhe deklarata që lexojnë para mediave narko-ministrat.
I bëj thirrje prokurorisë të nisë me përparësi hetimet për bashkëpunimin e Kodhelit-Baze me Saimir Tahirin dhe narko-bandat e qeverisë si dhe rolin e Noriegës në koordinimin e këtij bashkëpunimi. sb

“Përshëndetje doktor Deklarimi i Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli para mediave, më datën 19 shkurt 2014, gjatë vizitës në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) në Plepa, Durrës, me rastin e ngritjes së kapaciteteve të vëzhgimit të hapësirës detare (e cila shoqërohej edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo, dhe Seks-eristi KRAJA), për “vendosjen në funksion të plotë pune të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare – SIVHD-së” nuk ishte i vërtetë, sepse deri në atë datë ishin vendosur në gatishmëri pune vetëm 3 nga 7 radarë të sistemit. Ky deklarim ishte një mashtrim spektakolar dhe shumë i guximshëm, veçanërisht përpara përfaqësuesve ndërkombëtar që monitorojnë këtë qendër, mashtrim i cila ka vazhduar edhe në sallën e Parlamentit Shqiptar (Ministria Kodheli ka deklaruar që janë vendosur në muajin Janar 2014). Kushtet dhe faktorët që detyruan Ministren të pranojë këtë lloj deklarimi jo të vërtetë kanë qenë tepër dominues, imponuese, detyrues ndaj/nga firma IDEA-TEL Sh.p.k. Firma (sepse kish marrë 20%-ëshin “dhurate për krishtlindjet) duhet ta kishte realizuar kontratën për vendosjen në gatishmëri pune të sistemit deri në 15 shkurt 2014, kontratë e cila u zgjat edhe me 45 ditë të tjera edhe me një shtese kontrate 20% tjetër (sepse Mrika u ëmbëlsu shumë nga hera e parë).

Njëkohësisht Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli mashtroi gjithashtu me deklarimet si për: kohën e mos funksionimit të sistemit (sipas deklarimit të saj: “jo funksional prej më se 3 vjetësh”- pra prej vitit 2011), sikurse “mashtron çdo herë për Radarët) , sikurse edhe për kostot financiare për riparimin e sistemit (referuar deklarimit të saj: gjysmën e fondit të parashikuar nga qeveria e mëparshme).

Sistemi i radarëve ka pasur defektim të dy radarëve gjatë vitit 2012, deri në muajin maj të vitit 2013 ka pasur në gjendje pune pjesërisht katër radarë dhe prej shtatorit 2013 vetëm dy radar në gjendje pune, por kur sistemi nuk ka qenë jashtë funksionit, pasi funksiononin nënsisteme dhe mjete të tjera evidentimi-zbulimi në hapësirën detare shqiptare.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb