TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kursen akuzat në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa këtë herë vëmendja e tij është ndalur tek situata brenda spitalit të Durrësit.

Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, shoqëruar dhe me një video nga brenda spitalit. Sipas dëshmisë së këtij të fundit, përveç kushteve që mungojnë, pacientët duhet t’i blejnë vet ilaçet, pasi spitali nuk ka.

MESAZHI I BERISHËS
Kjo ishte shendetesia falas e Norieges. Ky spital shpartalline nuk eshte ne nje lokalitet te larget te vendit por eshte spitali i Durresit. Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e te semurit dixhital. sb
“Zoti berisha po te dergoj pamje nga spitali i durrsit nje skandal i vertet dhe ilaçet e pacientit i kemi blere vet spse ne spital nuk kishte ilaçe”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: