TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij Facebook ka publikuar një denoncim të një qytetari nga Vlora, i cili pretendon se ka parë një avion me drogë, sipas tij të ngrihet nga Vlora në drejtim të Poros.

Sipas denoncuesit ai ka parë dy fuoristrada “Range Over” dhe një furgon blu që shkonin drejt Poros.

“Qytetari dixhital denoncon: Avionët që fluturojnë nga zona e Poros me ngarkesë droge”, shkruan Berisha.

JA DENONCIMI I QYTETARIT
“Përshëndetje zoti Sali. Jam një çun nga Vlora. Sapo pashë tani një avion “Fuga”, 8 vendesh që u ngrit nga ana e detit të Delisfurit. Ishin dy fuoristrada “Range Rover” dhe një furgon blu i mbyllur dhe ikën drejt Poros. Ju lutem mos më publikoni për informacionin. Mos më tradhtoni se kam familje dhe kam frikë nga këta rilindësa mafioza”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: