Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Berisha: Rama sot i la pa mend përmetarët. Ja letra që i dha qytetari

BERISHA

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar kreun e qeverisë për tallje me qytetarët e Përmetit. Ai shkruan në “Facebook” se Rama iu tha se energjia është ulur për familjarët dhe është rritur për biznesin, por sipas ERE-s dhe BB shqiptarët paguajnë sot 25% më shumë për energjinë se 3 vjet më parë.

Berisha shkruan se Rama nuk foli asnjë fjalë për vendet e punës të premtuara, TVSH-në, pensionet, shëndetësinë dhe investimet. Ish-kryeministri gjithashtu thotë se në fund të takimit një qytetar i Përmetit i dha një letër Ramës.

STATUSI I BERISHËS
Rama tallet me përmetarët e mençur dhe punëtorë!
Ai sot i la pa mend kur iu tha se:
“Energjia është ulur për familjarët, është rritur për biznesin, është e vërtetë, por, hap pas hapi”. Paçka se sipas vet ERE te tij dhe Bankës Botërore shqiptaret paguajnë sot 25% me shume për energjinë se sa tre vjet me pare!

Ne takimin e tij Rama nuk tha asnjë gjysme fjale për:
-300 mije vendet e punës te premtuara dhe nisjen jashtë te 200 mijë shqiptarëve
-Heqjen e TVSH për ushqimet dhe faktin qe ato blihen 15% me shtrenjte sot
-Barazimin e pensioneve te fshatit me qytetin dhe mbetjen e tyre aty ku ishin 4 vjet me pare
-për pesëfishimin e fondeve për bujqësinë dhe bllokimin e tyre thuaj te plote
-për naftën pa akcize dhe taksen e qarkullimit, ne te vërtet rritjen e çmimit te saj ne nivelet me te larta ne Europe
– Rama nuk ju foli dot përmetarëve për asnjë projekt te qeverise se tij, te realizuar ne katër vite ne rrethin e tyre, si rruge, shkolla, kanalizime, qendra shëndetësore te ndërtuara ne katër vite.
Ai nuk paraqiti para tyre asnje projekt per te ardhmen.

Te vetmin projekt konkret qe përmendi ishte Rruga Kardhiq -Delvine e qeverise se mëparshme, ne te cilën ai ne katër vite nuk ka ndërtuar qofte dhe një metër ne te.

Prandaj ai, për te mbuluar mashtrimet e tij te pashembullta, dështimet e tij te mëdha, mungesën e plote te investimeve, kaloi menjëherë tek logjet me shofer, timon e makine apo prehër shoferi, duke besuar se përmetarët janë kaq te trashe sa qe nuk dine se çfarë ishin premtimet e tij katër vite me pare, nuk dine se ato ishin mashtrime te mëdha, nuk dine se ai ne katër vite ne te gjithë sektorët ne rrethin e Permetit ka investuar vetëm gjysmën e investimit ne bujqësi te qeverise se mëparshme.

Rames, ne fund te takimit një përmetar i prishi gjakun kur i tha: “Shoku Edvin, ti ke hallin e karriges ne kemi halle tjera te mëdha dhe i dha një letër me investimet e qeverise se mëparshme ne rrethin e Përmetit”! sb
Investimet ne Përmet ne vitet 2006-2013
Gjate këtyre viteve 2006-2013 ne rrethin e Përmetit janë ndërtuar;
98 km rruge,
17 shkolla e kopshte,
24 sisteme te ujit te pijshem e KUZ,
17 qendra shendetsore e ambulancA.
Jane ndertuar rruget ne Permet, Kelcyre, Petran, Benje , Bodar, Kaludh, Ogren, Rodenje, Carshove, Piskove, Ballaban, Dishnice, Suke etj,
Jane financuar 92 milion leke subvencione ne bujqesi
Kane perfituar mbi 300 fermere e blegtore.
Jane mbjelle 100 ha me arror, dru frutor, ullinj e vreshtari.
39 milion leke jane kredituar ne prodhimin e veres, rakise dhe perpunimin e produkteve bio qe eshte ne traditen e permetareve.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 7 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.