TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha në pak raste mund të replikojë me komentuesit në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Teksa një qytetare e kritikoi Berishën për qëndrimin e tij, ky i fundit hapi ‘dosjen’ e punëve që ka bërë përgjatë qeverisjes në krye të PD-së.

Në një status të gjatë, Berisha përmend faktin se në kohën e PD-së vendi hyri në NATO, liberalizimi i vizave, kontributi në njohjen e Pavarësisë së Kosovës, rritjen e pensioneve dhe pagave. Po ashtu, ish-lideri i PD-së tha se në 2013-ën shqiptarët me vullnet të poshtë prishën kontratën me Sali Berishën dhe votuan për një kontrate tjetër, ndërsa Rama sipas tij e ktheu ‘vendin ne Kanabistan dhe protektorat krimi’. Mes të tjerash ai nuk kurseu akuzat në drejtim të Ramës, që sipas tij nuk mbajti asnjë premtim elektoral.

Berisha iu përgjigje ‘flakë për flakë’ komentueses, ndërsa theksoi se nihilizmi të verbon sytë e mendjes dhe është psikologji e mendjeve të sëmura dhe fondamentalistve.

Berisha koment
KOMENTI I BERISHËS
Manushaqe po krahasoni te pakrahasueshmet dhe nihilizmi nuk ju sherbn. PD esht partia qe parmbysi diktaturen me te eger ne Europe e cila kishte vendosur ne Shqiperi shtypjen me mizore,izolimin me te thelle, varferine me ekstreme.Vetem 204 dollar ishin ne vitin 92 te ardhurat per fryme te shqiptareve. Me permbysjen e diktatures komuniste PD hapi dyert e lirise per shqiptaret. Qe ne javen e pare te themelimit te saja PD shpalli para shqiptarve dhe botes interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare gjer atehere te tradhtuara si yllin e saja polar. Ajo nxori Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira. PD nderkombetarizoj ne samite te OSBE dhe OKB ceshtjen e Kosoves, konfirmoj ne rezoluta te te votuara me 2/3 ne OKB te drejten e qytetarve te Kosoves per vetevendosje. PD antaresoj Shqiperine ne Keshillin e Europes. PD, hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, liberalizoje dhe privatizoj ekonomine, beri 220 mij familje shqiptare pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre. Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005 ne nje rast unik perzuri nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist. Ne 8 vite te qeverisjes se saj, firmosi dhe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, anetaresoi vendin ne NAT.PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane, me te famshmen “time is noë” Presidenti George Ë Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Qeveria e PD dha kontribut thelbesore ne njohjet nderkombetare te Kosoves. Me reforma serioze te gjithaneshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe muaj ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama. PD luftoj me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi njëmijë bos dhe anëtar te banda kriminale dhe beri Shqipërinë nje vend te sigurt. Luftoj me vendosmëri korrupsionin. Ndërmori reforma te thella ekonomike te suksesshme si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 % ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10 pra vendosje te takses se shesht prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per pundhenesin ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1% , u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dit dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro, u krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre. Te gjitha keto reforma si ç’pohojne Komisioni Europian,Banka Botrore, FMN, IBRD etj bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion. Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8% numeri i bizneseve u dy dhe tre-fishua. Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%. Te ardhurat buxhetore u dyfishuan. Kredite per ekonomine u rriten 6 here. Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi. Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lene mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.

Qeveria e PD rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulta, ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin 11 mije km rruge, pra siç thote Komisioni Europian me shume se i gjithe rajoni .Ndertoj rrugen e Kombit, autostraden Tirane Elbasan ne te cilat vetem tunele jane 16 km. Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh, 10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shendetesore dhe spitale. U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes Vlores, Shengjinit, u ndertua terminali i aeroportit dhe u dyfishua u ndertua terminali i portit te Durresit dhe u shpalle fituese kompania qe do thellonte portin pper anije te medhha gjer ne 50 mij ton. Krahas infrastruktures energjia u be nje perparesi tjeter madhore e PD. Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6-10 ore ne dite Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike; TAP, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe kaskades se Devollit. Qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat 50 kane perfunduar dhe 87 jane ne ndertim e siper.
Shqiperia dixhitale eshtë nje nga realizimet madhore te qeverise se PD. Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012, interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle, u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin, u ulen 3 – 5 here çmimiet e bisedave me celular, u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G.

Numeri i studenteve u rrit nga 12 ne 50 per 1000 banore, 70% e maturanteve hynin ne Universitet. Trupa akademike universitare u rrit nga 6 000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69 ne 86%. Ne zonat rurale u ndertuan rreth 8 mije km rruge mbi 1 mije shkolla e kopshte,630 ujsjellesa dhe kanalizime,qindra km kanale vaditese dhe kullues.qeveria ne 5 vitet e fundit subvencionoi 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor. Prodhimet bujqesore ne tersi u mbrojten,u ulen ndjeshem importet u mbi dyfishua toka e punuar,eksportet bujqesore rrite 2-3 here.
Numeri i turisteve dhe vizitorve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrite ne 4,7 milion ne vitin2012.

Shqiperia ende nuk eshte vend i zhvilluar por ajo le mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine amtare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore. Ne vitin 2013 shqiptaret me vullnetin e tyre hodhen posht kontraten me Sali Berishen dhe votuan per nje kontrate tjeter.Respektova plotesisht vebdimin e tyre dhe pa ndonje keqardhje te vecant mora vendimet e duhura. Ne tre vite Edvin Kristaq Rama nuk ka mbajtur asnje premetim elektoral, nuk ka ulur pir ka rritur taksat per 95% te shqiptareve, ngriu per tre vite rrogat e tyre jo qe nuk krijoj 300 mije vende pune por largoj nga Shqiperia mbi 100 mije shqiptare nga vetem 432 vete qe kerkuan azil politik ne Gjermani ne vitet 2011-2012 te mara se bashku. Ne tre vite nuk ka ndertuar asnje km rruge por vendosi taksat me te larta per rruget, ka thyer vendin ne Kanabistan dhe protektorat krimi vetem vitin e kaluar u vodhen ne tenera dogana dhe tatime nga qeveritaret 1,2 miliard euro. Nihilizmi te verbon syte e mendjes dhe eshte psikologji e mendjeve te semura dhe dhe fondamentalistve.sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: