TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një mesazh të një polici dixhital, ku ky i fundit denoncon një veprim të kolegëve të tij për të fshehur vrasjen që ndodhi dje në Peshkopi.

Sipas Berishës, ‘Çunat e krimit në Dibër deshën të fshehin vrasësin’ e simpatizanit të LSI-së, Alban (Gëzim) Kaloshi. Polici dixhital pohon se autori i vrasjes, Viktor Elezi, është kunati i shefit të SHÇBA dhe djali i dajës së shefit të qarkullimit rrugor.

MESAZHI I BERISHËS
Çunat e krimit ne Diber deshen te fshehin vrasesin!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb
“Prsh Dr. Berisha. U tentua të fshihej vrasja në Peshkopi për të vetmen arsye se autori ishte kunati i shefit të ShÇBA_së drejtorisë së policisë Dibër, njëkohësisht dhe djali i dajës së shefit të qarkullimit rrugor të Dibrës. Kjo është policia jonë. Anonim ju lutem pasi jam punonjës policie dhe të fshijn nga vendi i punës këta.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb