BRUKSEL– Ministrat gjermanë dhe francezë të Financave, Olaf Scholz dhe Bruno Le Maire mirëpritën vullnetin e kryeministrit të ri italian, i cili u shpreh pro respektimit të rregullave europiane.

”Ky është një sinjal shumë i mirë që presidenti i ardhshëm i këshillit italian është shprehur në një mënyrë pro-europiane, i cili pohoi se dëshiron së bashku me qeverinë e tij t’u përmbahet rregullave europiane”, u shpreh Scholz, në nisje të takimit të 19 ministrave të Fianancave të eurozonës në Bruksel.

”Ky është një sinjal pozitiv dhe duam të punojmë në mënyrë konstruktive me Italinë dhe do të gjykojmë veprat”, shtoi ministri francez./Ata
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb