Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Bes Kallaku bën “hile” teksa mat forcën para martese (Video)

besi

TIRANE – Bes Kallaku po i kalon mirë ditët e tij të fundit si beqar. Në fakt, ai tashmë ka nisur përgatitjet për dasmën, e cila pritet të jetë madhështore ku do të kurorëzohet me Xhensila Myrtezajn në ditët e para të shtatorit.

Por, para se të bëhet dhëndër ai ka dashur të masë forcën me mikun e tij, Krist Prenga. Në një video të postuar në Instagram, shihen të dy të ulur në një tavolinë në plazh teksa provojnë t’i rrëzojnë duart njëri-tjetrit.

Megjithatë, për të ardhur deri te fitorja aktori bën hile duke i derdhur ujë në fytyrë kundërshtarit, i cili dorëzohet para Besit. Ndryshe, aktorin pritet ta shohim edhe sezonin e ardhshëm në “Portokalli”.

Kshu osht kur do me bo mundje dore me Skiftera @kristprenga nuk ka dal kush i fitum.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


(er.cu/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .