TIRANE– Analisti Besnik Mustafaj, njëherësh ish-ministër i Jashtëm në kohën e qeverisë Berisha, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj dhe një numri të madh zyrtarësh atje. I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Mustafaj tha se Partia Demokratike dëmtohet pas kësaj ngjarje.

“Arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës e dëmton PD-në, pasi nuk ka një kandidat rezervë në atë qytet”-, u shpreh ai.

Duke u ndalur tek planet e së ardhmes, Mustafaj shprehet se pas muajit prill Partia Demokratike duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme. Duke u ndalur tek zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm, Mustafaj thotë se zgjedhjet lokale nënvlerësohen nga partitë politike.

Ai thotë se kjo do të jetë përballja e tretë e Bashës në zgjedhje, qofshin ato parlamentare apo vendore, nga koha kur është vendosur në krye të PD-së. Sipasj Mustafajt, një tjetër humbje në zgjedhje, do të ishte “vdekja e tij përfundimtare politike”.

Sakaq, ai ka komentuar edhe ligjin për gjuhën në Maqedoni, të cilin e cilësoi si jo të përsosur, por “hap me rëndësi, i dobishëm, dhe kushtetues”. Mustafaj tha se Presidenti Ivanov nuk do të mundë ta bllokojë ligjin, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb