Beyonce dhe Jay-Z kanë surprizuar duke njoftuar në skenë djaljen e një albumi të ri të përbashkët për të festuar dashurinë e tyre.

Albumi ka dalë ekskluzivisht në platformën “Tidal”, pronë e Jay-Z. Ai nuk është i disponueshëm në “Spotify”, platformë më e madhe.

Diva e e popit dhe reperi i njohur njoftuan daljen e albumit “Everything is love” në përfundim të koncertit në Londër në kuadër të një turneu ndërkombëtar, të nisur më 6 qershor në Britaninë e Madhe.

Çifti ka publikuar gjithashtu një video koreaografike që zhvillohet brenda mjediseve të muzeut të Luvrit në Paris për një këngë të albumit e quajtur “Apeshit”.

Në planin muzikor “Everything is Love” bashkon stilet e dy artistëve me këngë të shënuara nga një soul i ngrohtë dhe sensual dhe në pjesë hip-hop.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb