SHBA – Viti 2017 është viti i Beyoncé. Këngëtarja e njohur është zgjedhur nga revista “Forbes” si këngëtarja më e paguar e vitit. Mbretëresha e muzikës pop këtë vit arkëtoi plot 105 milionë dollarë, duke pasur parasysh shitjen e disqeve të saj dhe koncertet e shumta, ku ka kënduar live.

Pas saj është këngëtarja britanike Adel me 69 milionë dollarë, e ndjekur nga Taylor Swift me 44 milionë dollarë, të cilës nuk i mjaftuan paratë e shumta të fituara nga albumi i fundit për të mbajtur vendin e parë, por ra në vend të tretë.

Ndërsa në vendin e katërt është këngëtarja kanadeze, Celine Dion me 42 milionë dollarë. Ndërsa e famshmja Jennifer Lopez duhet të kënaqet me vendin e pestë duke fituar 38 milionë dollarë për vitin 2017.

Në vend të gjashtë është legjenda e muzikës, country Dolly Parton, me 37 milionë dollarë. Vetëm vendi i shtatë i mbeti këngëtares Rihanna, e cila ka fituar 36 milionë. Vendi i tetë mbahet nga Britney Spears me 34 milionë dollarë.

Këngëtarja tjetër britanike, Katy Perry është në vendin e nëntë me 33 milionë dollarë. Ndërsa në vendin dhjetë është 75-vjeçarja Barbra Streisand, e cila me një album që pritet të dalë shpejt dhe koncertet e saj arriti të fitojë 30 milionë dollarë në vitin 2017.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb