Viti 2017 ishte zhgënjyes për Interin, dhe po nga zikaltrit u zgjodh edhe lojtari fitues për çmimin “Bidoni i Artë”, çmim që i jepet lojtarit më të dështuar të vitit.

I zgjedhur nga vetë qytetarët italianë, për Gabigol votuan 53.6% të pjesëmarrësve, një çmim mëse i merituar për brazilianin. Më pas, vinin Huan Iturbe i Torinos dhe Tomas Vermalen nga Roma.

Nga Interi kishte edhe 3 lojtarë të tjerë, për të demonstruar sezonin negativ për zikaltrit. Murijo, Banega dhe Zhoao Marion ishin bashkë me Gabigolin në këtë listë. Të tjerë lojtarë të votuar, ishin edhe Karlos Baka e Gabriel Paleta nga Milani, dhe Maksimovic nga Napoli./PanoramaSport
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb