MALIQ- Një 64-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ramadan Muka ishte duke punuar në çatinë e lokalit të tij në momentin kur ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, shtetasi Ramadan Muka ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërkaq, uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb