VELIPOJE- Një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në konktat me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pulaj në Velipojë.

I Moshuari ka qenë duke bërë një punë në banesën e tij kur papritur ka hasur në kabllot e energjisë elektrike duke humbur jetën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi që humbi jetën është Ndue Lusha, banues në Velipojë.

Ai është dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë por nuk ka arritur që të shpëtojë duke u ndarë nga jeta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb