TIRANE- Një 54-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje paradite në Tiranë.

Burime zyrtare bënë me dije së shtetasja me inicialet M.Gj, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj.

NJOFTIMI I POLICISË
Në banesë, ka vdekur shtetasja M.Gj, vjeç 54, banuese në Tiranë, e cila aksidentalisht ishte rrëzuar nga kati i 2-të i banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb