VELIOPOJE – Një 45-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Velipojë, pasi ka rënë nga skela ku po punonte. Ngjarja ka ndodhur në periferi të plazhit të Velipojës, rreth orës 14:30, kur 45-vjeçari ishte duke punuar në ndërtimin e një resorti.

Punimet për resortin kanë nisur dy vite më parë, ndërsa aktualisht janë në fazën përfundimtare.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: