Rrjeti social Facebook momentalisht po përjeton probleme madhore në Europë dhe Britani, ndërsa në Shqipëri përdoruesin hasin vështirësi të qasen në faqet e rrjetit social.Facebook nuk po funksionon për mijëra përdorues në Europë dhe Britani sipas raporteve në rrjete sociale.

Në Twitter janë publikuar mëse 2,500 cicërima nën hashtagun #facebookdown.

DownDectector i cili monitoron shërbimet online për probleme të mirëfunksionimit raportoi një rritje të ankesave të përdoruesve të cilët filluan në orën 18:15 me orën tonë lokale, raporton Pcw.

134 (1)

Faqet të paaksesueshme
Këtyre probleme nuk u kanë shpëtuar as përdoruesit shqiptarë. Raportimet e para filluan në 18:04 ku ca përdorues të cilët kërkojnë faqet të menaxhuara nga platforma Business Manager e kanë të pamundur që qasen në to.

Rrjeti social shfaq një mesazh gabimi si në foton e paraqitur mëposhtë:

Untitled

Pamundësia për tu qasur në faqet e menaxhuara nga Business Manager konsiston vetëm nga një shfletues desktop dhe specifikisht në Shqipëri.

Në Britani përdoruesit kanë vështirë të hapin dhe kërkojnë, pëlqejnë dhe komentojnë përmbajtjet në platformë.

Qasja përmes një telefoni celular nga aplikacioni kryesor Facebook dhe aplikacioni i menaxhimit të faqeve Pages Manager vijon pa probleme. Kjo ngjarje vjen pak orë pasi ‘The Guardian’ publikoi një hulumtim të Universitetit të Kalifornisë i cili thoshte se përdoruesit e WhatsApp janë seriozisht të ekspozuar ndaj përgjimit.

(d.d/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: