Nga: ZONJA VJOLLCA
800 gr brokoli
50 ml pana
1 lgj gjalpë
2 lgj djath parmixhano
600 gr biftek viçi
Kripë, piper i zi
Vaj ulliri
2-3 lgj pesto
1-2 lgj stika pishe

Fillimisht lajmë brokolin me ujë të bollshëm, ndajmë lulet nga kërcelli dhe i vendosim në ujë të vluar me kripë për 7-8 minuta. Më pas i kullojmë mirë, i vendosim në një enë duke shtuar 50 ml pana, 1-2 lugë gjalpë dhe 2 lugë djath parmixhano. I kalojmë në blender duke e kthyer brokolin në pure. Në fund e rregullojmë me kripë dhe piper të zi. Lajmë dhe thajmë mishin, më pas e pudrosim me kripë dhe piper dhe e vendosim të skuqet me pak vaj ulliri për 2-3 minuta nga secila anë. E shërbejmë biftekun më pas me purenë e brokolit duke e zbukuruar me pak pesto dhe stika pishe.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb