TIRANE- Është njoftuar që ky Big Brother do të jetë shumë ndryshe nga të tjerët, për shkak kjo të formulës dhe përzgjedhjes së banorëve, të cilët do jenë çift. Po ashtu, një ndër rregullat e reja që është vendosur për këtë vit është dhe fakti se nuk do të lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në ambientet e shtëpisë.

Pavarësisht se u përfol që Ajan Konomi do rikthehej në Big Brother si kryeredaktor, ditën e djeshme u mor vesh se ai nuk do jetë më pjesë e produksionit. Organizatorët këtë vit kanë menduar që të ndryshojnë formulën edhe për sa i përket opinionistëve, të cilët do të jenë të ndryshëm çdo javë. Një prej tyre mësohet të jetë Najada, e njohur me emrin Noçja, vajza nga Fieri që mbahet mend nga Big Brother 1. Reality show më i madh në Shqipëri do të nis më 18 mars.

Banorët e shtëpisë “Big Brother” këtë vit përveç strategjive personale, lojërave dhe situatave, do të kenë edhe një sfidë të re. Ketë herë do të duhet të marrin përgjegjësitë për tu kujdesur për dy kafshë shumë të egra. Në fakt ata janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë dhe do ta zbulojmë në puntatën e parë se çfarë do të jetë.

Autorët kanë vendosur rregulla të forta për banorët në mënyrë që përkujdesja ndaj tyre do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore brenda shtëpisë dhe fatin e banorëve për jetëgjatësinë e tyre në shtëpi. Banorët do të kenë mundësi të shijojnë receta dhe gatime nga më të sofistikuarat në botë në saj të një surprize të madhe. Një nga kuzhinierët më të famshëm të Mastershef Australia, do të jetë shefi personal i konkurrentëve të “Big Brother”.

“I gjithë mekanizmi do të jetë ndryshe, pra do të jetë si një çorape e kthyer mbrapsht. Nëse më përpara kërshëria ka qenë “a do ketë lidhje brenda në Big Brother” dhe “a do kryhen marrëdhënie seksuale në Big Brother”, këtë vit, me sa di unë, nuk do të lejohen njerëzit që të kryejnë seks në Big Brother, është rregull i padiskutueshëm. Nëse thyhet, ata do të përjashtohen”, është shprehur pak kohë më parë moderatorja e këtij reality, Arbana Osmani. Ajo që ka shtuar edhe më shumë interesin për këtë “Big Brother” është edhe prania e një serbi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: