TIRANE – Armela e Xheni janë përballur me Kleodianën duke diskutuar në lidhje me përshtypjet e para që ato kanë pasur mbi njëra-tjetrën.

“Ne ju kemi respektuar. Që në fillim që keni ardhur, unë i thash Donës që mund të marrë ç’të dojë nga gjërat e mia. Megjithëse unë e kam shumë problem nëse mi prekin gjërat e mia dhe këtë Xheni e di shumë mirë”, i thotë Armela Kleodianës.

Ndërkohë, Kleodiana i thotë se ja ka shprehur ata që ka menduar dy ditët e para për to. “Mendimi im mund të ndryshoj në vazhdim, por atë përshtypje që kam krijuar ju a kam thënë juve, por e kam thënë edhe në dhomën e rrëfimit, të cilën edhe do ta shihni. Unë për Armelën kam thënë që është mendjemadhe”, i thotë Kleodiana.

Por Armela reagon duke i thënë se mendjemadhe edhe mund ta pranojë, por asnjëherë arrogante, pasi sipas saj ajo nuk mund ta njohë atë vetëm brenda dy ditëve dhe të arrijë të nxjerrë këto përfundime.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb