TIRANE – Danjeli veçon Fotininë nga banorët e tjerë dhe e fton atë për një cigare. Jashtë, që të dy ata flasin për konkurrimin në Big Brother dhe përfitimet e çifteve këtë sezon.

Danjeli ndërmerr hapin i pari. “Ke një tip ti që mund të zgjedh, që më tërheq dhe që kam shumë shumë respekt”, i thotë ai.

Danjeli shton se kishte zgjedhur që të mos i afrohej më herët nga përtej xhamit me idenë për të mos e bezdisur, ndërsa Fotinia ia kthen se “ata nuk kanë folur fare bashkë”.

Që të dy më pas flasin për Armelën, që thonë se rrinte indiferente. Fotinia i thotë Danjelit se e kishte këshilluar Armelën për këtë sjellje, por se tanimë nuk e bën shkruan faqja e BB.

“Kam mësuar këto ditë që të mos jap këshilla dhe kam kuptuar që nuk duhet të jap se ta kthejnë mbrapsht”, i thotë ajo.

Danjeli i kërkon që bashkë të flasin me letra nga ndarja prej xhami dhe i propozon asaj që të përdorë ngjyrën e kuqe kur të shkruajë letrat. Fotinia i thotë se është spontane në shtëpinë e Big Brother dhe se nuk ka asgjë të planifikuar.

“Kjo vetëm lojë që nuk është. Kjo për mua quhet lojë, por nuk është”, i thotë Danjeli. Fotini i thotë se ka kaluar shumë situata në jetë, që e kanë bërë më të fortë dhe më të pjekur.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb