NGA GERILINA KODHELI*

Ekstravagante, shpërthyese dhe pa komplekse… Big Mama ka dhënë gjithmonë këtë imazh në publik. Megjithatë, edhe për këngëtaren e njohur nga Shkupi ka gjithmonë një kufi. Teksa ka pozuar së fundi në një set të ri fotografik, Big Mama është shprehur se është inspiruar nga Merylin Monroe. “Ajo është ikonë e gjithë kohës dhe ashtu do të mbetet, unë u bëra bionde dhe ishte thjeshtë zgjedhja e radhës”, ka thënë këngëtarja e kontaktuar për “Bluetooth”.

Por, edhe pse nuk e ka parë veten kurrë në një pasarelë, Big Mama është shprehur se do t’i pëlqente ta shihte veten në rolin e modeles duke sfiluar në një pasarelë, dhe thekson se do t’i pëlqente të sfidojë veten. Por, asesi Big Mama nuk mendon ta marrë modelingun si një impenjim serioz.

“Nuk besoj se në të ardhmen mund të merrem me modë, por më pëlqen të ndjek trendin. Komentet për fotot kanë qenë nga më të ndryshmet dhe përgjithësisht ju ka pëlqyer ky ndryshim i imi, madje drejt të them edhe mua më ka pëlqyer”, pohon ajo. Por, a do ta shohim ndonjëherë Big Mama të pozojë nudo, fakt që është një nga praktikat e momentit të shumë këngëtareve shqiptare? E pyetur nga “Bluetooth” ajo është shprehur se, “Nudo asnjëherë, e për asnjë çmim. Unë fillimisht kënaq dëshirat e mia pastaj të publikut, por edhe sikur të ketë dëshira të tilla, nuk plotësohen për asnjë kusht”. Më tej Big Mama ka zbuluar edhe kufijtë e saj.

“Limiti i ekstravagancës time është kjo që shihni në foto, klipe e performanca të miat”. Aktualisht fansat e këngëtares po shijojnë pamjen e saj të re, e cila siç duket i ka paraprirë projektit të saj të radhës. “Projekti i radhës është kënga dhe klipi “Milion”, që shumë shpejt do e lançoj”, pohon ajo, duke vazhduar se aktualisht shfaqet edhe si showgirl në emisionin e saj në një kanal televiziv në Shkup. “Unë dua të bëj mrekulli brenda një kohe të shkurtër, por të shohim”, përfundon deklaratën e saj këngëtarja.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: