TIRANE- Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është slogan, por një praktikë e re bashkëveprimi mes qytetarëve dhe qeverisë, e cila ka shënuar sukses në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Përmes platformës ‘shqipëriaqëduam.al’ dhe më një mesazh të drejtëpërdrejtë, qytetarët kanë mundësi ti drejtohen çdo ministrie për të zgjidhur problemet e tyre, por edhe njëkohësisht të ndikojnë që qeverisja të bëhet më e mirë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook bilancin 5 mujor të ndërveprimit të platformës së bashkëqeverisjes.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju bilancin 5-mujor të ndërveprimit tonë përmes Platformës së Bashkëqeverisjes www.shqipëriaqëduam.al dhe ju lutem, merrni 2 minuta nga koha juaj për ta lexuar dhe kuptuar se sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve “të vogla” të gjithkujt, në zyrat e shtetit ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi”, shkruan Rama.

RAPORTI PER PLATFORMEN
“Apeli ynë për të gjithë, pa dallim bindjesh e përkatësish politike është : regjistrohuni në koalicionin e madh të bashkëqeverisjes përmes platformës shqipëriaqëduam.al dhe më një mesazh të drejtëpërdrejtë , çdo ministër vihet në dispozicionin tuaj. Kështu ju mund të zgjidhni problemin tuaj apo përcillni fjalën tuaj deri në qeveri dhe njëkohësisht të ndikoni që qeverisja të bëjë më shumë e më mirë, për Shqipërinë që duam dhe shtet-punë-mirëqënie”, thuhet në raportin e publikuar nga kryeministri Rama.

Gjatë këtij 5-mujori në platformën shqipëriaqëduam.al janë zgjidhur në total nga niveli qendror 4454 ankesa, ndërsa janë në proces shqyrtimi 553 ankesa. Më konkretisht, nga kryeministria janë zgjidhur 852 ankesa, ndërsa në shqyrtim 235 të tilla, Ministria e Drejtësisë ka zgjidhur 1326 dhe janë në shqyrtim 120, Ministria e Arsimit , Sportit dhe Rinisë ka zgjidhur 402 ankesa dhe janë në proces 40, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka zgjidhur 418 ankesa dhe ka në shqyrtim 51, Ministria e Financës dhe Ekonomisë ka zgjidhur 405 dhe ka në proces 42, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjidhur 454 dhe ka në shqyrtim 27, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka zgjidhur 193 dhe ka në proces 4, Ministria e Brendshme ka zgjidhur 214 dhe ka në proces 16, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjidhur 77 dhe ka në proces 9, Ministria e Mbrojtjes ka zgjidhur 48 dhe ka në proces 3 ankesa.

Ndërsa Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zgjidhur 36 ankesa dhe ka në proces 4 të tilla, Ministria e Kulturës ka zgjidhur 24 dhe ka në proces 1 dhe Ministria e Diasporës ka zgjidhur 5 ankesa dhe ka në proces 1.

Lidhur me zgjidhjen e problemeve në nivel vendor në total janë zgjidhur 470 ankesa dhe janë në proces zgjidhjeje 160 të tilla.

Konkretisht në Tiranë, janë zgjidhur 187 dhe janë në proces 57 ankesa, në Vlorë janë zgjidhur 52 dhe 27 janë në proces, në Fier janë zgjidhur 39 dhe janë në proces 15, në Elbasan janë zgjidhur 48 dhe janë në proces 6, në Korçë janë zgjidhur 36 dhe janë në proces 7, në Durrës janë zgjidhur 22 dhe janë në proces 14, në Berat janë zgjidhur 24 dhe janë në proces 6 , në Shkodër janë zgjidhur 17 dhe janë në proces 4, në Lezhë janë zgjidhur 19 dhe janë në proces 3, në Gjirokastër janë zgjidhur 10 dhe janë në proces 9, në Dibër janë zgjidhur 6 dhe janë në proces 10 dhe në Kukës janë zgjidhur 10 dhe janë në proces 2.

Nisma ime
Një vëmendje të veçantë në Platformën e Bashkëqeverisjes www.shqipëriaqëduam.al është edhe “Nisma ime”, në të cilën kushdo persona që ka patur një ide për një nismë komunitare apo një projekt konkret me interes publik dhe ka kërkuar mbështetje, janë arritur të përfundohen 203 nisma, ndërsa janë në proces 8.

Më konkretisht kryeministria ka përfunduar 10 nisma dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria e Drejtësisë ka përfunduar 77 dhe janë 3 në proces, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka përfunduar 32 dhe ka në proces 1 , Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka përfunduar 22 dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria e Financës dhe Ekonomisë ka përfunduar 13 dhe ka 1 në proces.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka përfunduar 15 dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përfunduar 8 dhe ka 2 në proces, Ministria e Brendshme ka përfunduar 4 dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural ka përfunduar 15 dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar 1 dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përfunduar 3 dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria e Kulturës ka përfunduar 3 dhe ka 1 në proces, Ministria e Shtetit për Diasporën nuk ka patur asnjë nismë në shqyrtim.

Fjala ime
Në rubrikën “Fjala ime”, në portalin për shqipërinëqëduam, qytetarët japin opinionin e tyre mbi reformat a projektet që janë aktualisht në diskutim dhe çdo sugjerim, ide të re apo propozim,se si mund të përmirësohet qeverisja në tërësi apo rezultatet në një fushë të caktuar.

Gjatë këtij 5 mujori në total janë përfunduar 171 ankesa dhe janë në proces 14, konkretisht nga kryeministria janë përfunduar 8 dhe nuk ka asnjë në shqyrtim, Ministria e Drejtësisë ka përfunduar 63 dhe ka 5 në shqyrtim, Ministria e Arsimit, ka përfunduar 16 dhe ka 2 në shqyrtim, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka përfunduar 26 dhe nuk ka asnjë në shqyrtim, Ministria e Financës dhe Ekonomisë ka përfunduar 24 dhe ka në shqyrtim 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përfunduar 23 dhe ka në shqyrtim 1, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka përfunduar asnjë dhe ka në shqyrtim 2, Ministria e Brendshme ka përfunduar 2 dhe nuk ka asnjë në shqyrtim, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka përfunduar 6 dhe ka në proces 1, Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar 2 dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përfunduar 1 dhe nuk ka asnjë në proces, Ministria e Kulturës ka vetëm 1 në proces, Ministria e Shtetit për Diasporën nuk ka asnjë në shqyrtim.

Biznesi im
Në rubrikën “Biznesi im”, qytetarët që kanë një biznes të vogël, të mesëm apo të madh kanë drejtuar sugjerime e kritika, ose ankesa konkrete për klimën e biznesit, politikat e qeverisë për biznesin apo marrëdhëniet e tyre me administratën.

Në total gjatë këtij 5 mujori janë përfunduar 40 ankesa dhe janë në proces zgjidhjeje 30 të tilla nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Dua të kontribuoj
Qytetarët që duan të shërbejnë në administratën publike dhe kanë nevojë për informacion të vazhdueshëm lidhur me mundësitë, apo të angazhohen si ekspertë në projekte apo punë me kohë të pjesshme në administratë i janë drejtuar rubrikës “Dua të kontribuoj”, në protalin “shqipëriaqëduam”.

Në total numri i të interesuarve është 233, ku konkretisht në kryeministri 3, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 40, Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë 31, Ministrinë e Drejtësisë 30, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 29, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës 38, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme 35, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit 13, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 7, në Ministrinë e Kulturës 2, në Ministrinë e Brendshme 2, në Ministrinë e Mbrojtjes 2, në Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes 1 dhe Ministrinë e Shtetit për Diasporën asnjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb