Në harkun kohor të një viti, janë shënuar disa fatkeqësi ajrore, që kanë sjellë një numër të madh viktimash. Sipas bilanceve të fundit, të bëra pas tragjedisë së “Germanwings”, në Alpet franceze, numri i viktimave të fatkeqësive ajrore për një vit, i kalon 1 mijë persona. Shumica e viktimave, nuk janë gjetur ende, ndërsa në aeroplanin e Malajzisë me 239 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit i cili ka humbur më 8 mars 2014 ende nuk ka asnjë gjurmë. Ja tragjeditë ajrore që ndodhën vitin e kaluar:
11 shkurt 2014
Në malet e Algjerisë është rrëzuar aeroplani ushtarak Hercules dhe nga 78 njerëz ka shpëtuar vetëm një person.
8 mars 2014
Ka humbur aeroplani “Airlines Malaysia” me 239 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në mes të Kuala Lumpurit dhe Pekinit. Pavarësisht operacionit më të madh dhe më të shtrenjtë në histori, deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e aeroplanit të humbur.
17 qershor 2014
Aeroplani i “Airlines Malaysia” është rrëzuar jo fort larg qytetit Grabo në Ukrainë duke gjetur vdekjen 298 persona që ishin në të.
23 qershor 2014
Menjëherë pas nisjes së aeroplanit tajvanez është detyruar të ulet gjatë së cilës 47 njerëz kanë vdekur ndërsa 11 janë lënduar.
24 qershor 2014
Aeroplani “Er Algjeri” është zhdukur afër Malit jo fort larg kufirit me Burkina Faso. Nga rrëzimi kanë vdekur 116 personat sa ishin në aeroplan.
28 dhjetor 2014
Aeroplani “Air Asia” që po fluturonte nga Surabaya në Indonezi për në Singapor është zhdukur në detin Java me 162 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit. Ende 52 persona konsiderohen të zhdukur
25 mars 2015
Askush nga 144 udhëtarët dhe gjashtë anëtarët e ekipit nuk ka mbijetuar kur aeroplani i kompanisë gjermane “Germanwings” është rrëzuar në Alpet franceze. Aeroplani po udhëtonte nga Barcelona për në Duseldorf.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: