Partizani ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës në merkaton e janarit. Klubi kryeqytetas pasi është bindur në ndeshjet miqësore të zhvilluara në Antalya ka firmosur me qendërmbrojtësin Egzon Belica.

Futbollisti 27-vjeçar sipas njoftimit të bërë nga Partizani do të jetë pjesë e të kuqve për 1.5 vite të ardhshme. Pas firmës së hedhur në kontratë, Belica ka kryer edhe prezantimin në ambientet e klubit.

Kujtojmë që më herët Partizani ka zyrtarizuar si përforcim të parë ish-mesfushorin e Flamurtarit Bruno Telushi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb