KORCE- “Birra Korça” do të jetë përfaqësuese e bizneseve shqiptare në konferencën e Dhomës së Tregtisë në Beograd, që do mbahet në datat 27 deri 30 shator me përfaqësues nga gjithë Evropa.

Gjatë një vizite që kreu i dhomës së tregtisë Shqipëri-Serbi, Vladimir Cuka ka bërë në ambientet e fabrikës së “Birra Korca” vlerësoi teknologjinë dhe risitë që kjo fabrikë sjell përmes investimeve bashkëkohore duke e parë atë si një model për t’u implementuar edhe në biznese të tjera. Sipas tij Fabrika e Birra Korca është ndër bizneset e vetme që përqafon risitë, ndërsa produkti i saj njihet dhe kërkohet në tregun serb kjo mbështetur tek cilësia

Drejtori i përgjithshëm i kësaj fabrike Hysen Caka u ndal tek investimi më i fundit i fabrikës, që brenda këtij viti do të hedhë në treg edhe paketimin me kanace si një kërkesë e tregut, por edhe një mundësi që plotëson kërkesat Shqiptare dhe ato të huaja. Gjigandi i teknologjisë së Birra Korça çdo herë e më tepër vazhdon të surprizojë përmes investimeve dhe cilësisë që vjen e përmirësuar në çdo komponent.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: