TIRANE- Zbardhen bisedat e para të mbledhjes me dyer të mbyllura të Byrosë së Kuvendit, aty ku po diskutohet për përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetit Flamur Noka, që krijoi rrëmujë sot në sallën e Parlamentit.

Gazetarja Marsela Karapanço konfirmon për BalkanWeb se kreu i grupit Palamentar të PD-së, Edi Paloka jo vetëm ka kërkuar të mos dënohet Flamur Noka, por i është drejtuar kryetarit Gramoz Ruçi me tone të ashpra, duke thënë se duhet t’i kërkojë falje deputetit demokrat.

Në nisje të mbledhjes, Paloka i ka thënë kryeparlamentarit Ruçi se është pikërisht ai që e ka shkelur rregulloren, ndërsa dënimin e meriton kryeministri Rama.

“Keni shkelur rregulloren, nuk duhet të dënohet zoti Noka, por duhet të dënohet Edi Rama. Duhet t’i kërkoni falje Flamur Nokës”,- ka thënë ai, sië raporton “BalkanWeb”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: