Bashkimi Evropian brenda dy javësh i ka thirrur në dy takime urgjente Prishtinën dhe Beogradin. Kjo pasi Kosova po insiston në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Javën e kaluar është mbajtur takim për njohjen e certifikatave të ADR-së, pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për materiale të rrezikshme – naftë dhe gaz.

Takimi është paralajmëruar edhe për një kushtëzim tjetër që Kosova i ka vënë Serbisë, ngase duke filluar nga e hëna, me 18 prill, nuk do të lejohen hyrje/daljet në Kosovë të atyre personave që posedojnë lejet ilegale të njoftimit të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Vet kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se për këtë çështje do të diskutohen në Bruksel.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb