Kompania bjelloruse Hunta ka krijuar “bishën” e quajtur Overcomer, të cilën nuk mund ta ndalë as rëra, as gurët, as bora e as uji.

Overcomer është i gjatë 4.5 metra, boshtin e ka të gjatë 3.1 metra, është i lartë 2.5 deri 2.6 metra – varësisht nga versioni, transmeton Koha.net. Konsumatorëve u ofrohet versioni me motorin benzinë 1.7-litër me katër cilindra (81 kuajfuqi) ose dizel 1.9-litër (95 kuajfuqi), në kombinim me marshin manual me pesë shpejtësi.

Kjo “bishë”, falë lartësisë që ka, mund të kalojë pengesat me një kënd prej 40 gradë.

Hunta Overcomer po ashtu mund të ecë edhe në ujë me një shpejtësi prej 8 kilometra në orë.

Karroceria e kësaj “bishe” është e ndërtuar nga fibra të xhamit dhe në interier ka hapësirë për 8 pasagjerë.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: