Nga: ZONJA VJOLLCA
1 banane e madhe
130 gr tërshërë
100 gr kumbulla të thata
100 gr arra + bajame
1 lgj mjaltë
½ lëng portokalli

Fillimisht qërojmë bananen dhe e shtypim më pas me pirun bananen derisa të zbutet. Shtojmë më pas 1 lugë mjaltë, pak kanellë, kumbulla të thata të prera në copa të vogla, arrat dhe bajamet e grira në copëza. Shtojmë në fund tërshërën dhe e punojmë mirë brumin e biskotave. Në fund shtojmë dhe pak lëng portokalli.
Pasi t’a kemi punuar mirë brumin me duar realizojmë disa toptha të vegjël, i shtypim dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar një letër pjekje. E vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb