Vlera monetare në formën e taksave dhe tatimeve që bizneset do të paguajnë për llogari buxhetit të shtetit nis e rendohet në gjashtëmujorin e dytë të vitit, pasi Ministria e Financave la llogaritur një plan më të lartë arkëtimesh në muajit e ardhshëm.

Ministria e Financave kishte llogaritur që nëpërmjet të ardhurave nga doganat të grumbullonte mesatarisht nga 20-22 miliardë leke në muaj për periudhën janar-maj 2017. Por vlera e planifikuar për tu grumbulluar nis e rritet dukshëm që nga muaji qershor, ku plani i të ardhurave nga doganat kërceu në 26 miliardë lekë duke vijuar me rritje përgjatë muajve në vijim.

Vlera më e lartë e planit te arkëtimit mujor përqendrohet në muajin dhjetor me rreth 30 miliardë lekë.

Kur bën planifikimet buxhetore Ministria e Financave planifikon vlera më të larta nw gjashtëmujorin e dytë edhe për shkak të se edhe aktiviteti ekonomik është më intensiv në këtë periudhë për shkak të sezonit turistik dhe prodhimeve bujqësore.

Por duke marrë në konsideratë zhvillimet e deritanishme treguesit buxhetore në aspektin e të ardhurave duket se do të jetë të realizueshme këtë vit. Duke ju referuar të dhënave të gjashtëmujave të parë, plani i të ardhurave është tejkaluar me 5% ose mbi 10.2 miliardë lekë.

Treguesit fiskalë tregojnë për një panoramë optimiste të ekonomisë por dy janë elementët që bien në sy nga krahasimi i shifrave.

Në raportin fakt dhe plan kemi një tejkalim të parashikimit por kjo duket se është më shumë meritë e sjelljes konservatore në planifikimin fillestar sesa i performancës.

Së dyti efekti i zgjedhjeve duket se ka prekur edhe ecurinë e treguesve fiskalë. Ritmi i rritjes së të ardhurave në qershor 2017 është ngadalësuar edhe në raport me ritmin e përgjithshëm të 5-mujorit edhe në raport me ritmin e rritjes në periudhën janar-qershor 2016./monitor

grafiku fiskal

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: