ELBASAN- Një biznesmeni të njohur në qytetin e Elbasanit i grabitet banesa. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne, ndërsa në banesën e biznesmenit kanë mundur të grabisin kasafortën me para dhe dy makina luksoze me targë AA393PV dhe HP565J.

Referuar të dhënave paraprake të policisë, “BalkanWeb” mëson se vjedhja ka ndodhur rreth orës 04.30-05.00 të mëngjesit të sotëm.

Policia dyshon se grabitja në fjalë ka qënë e mirëorganizuar dhe e menduar deri në detaje. Grabitësit kanë mundur të futen në banesën e biznesmenit duke hapur derën kryesore, ndërsa çelësat e makinave i kanë marrë në tavolinat e paradhomës.

Ndonëse në banesë kishte edhe pjestarë të familjes, askush prej tyre nuk ka dëgjuar lëvizjet e hajdutëve.

Policia e Elbasanit ka nisur tashmë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: