Një burrë i akuzuar për publikimin e përmbajtjeve blasfemike në rrjetin social Facebook është dënuar me vdekje nga një gjykatë Pakistaneze.

Timoor Raza u arrestua pas fyerje publike në rrjetin social të figurës së Profetit Muhamed me komente dhe qëndrime në Facebook. Vendimi është i pari i këtij lloji dhe ka nxitur reagimin e institucioneve për të drejtat e njeriut. Facebook ende nuk ka komentuar ngjarjen.

Kryeministri Pakistanez e përshkroi këtë lloj blasfemie si një fyerje të pafalshme. 30 vjeçari ishte përfshirë në debat me një zyrtar të anti terrorit në Facebook, njofton Pcw.

Raza do të ketë mundësi të apelojë vendimi në gjykatën e lartë të Lahores dhe më pas atë Supreme. Gjithashtu vendimi vjen 7 vite pasi një gjykatë Pakistaneze bllokoi aksesin në Facebook sepse po përdorej për të promovuar imazhe dhe vizatime të Profetit Muhamed e cila konsiderohet fyerje për shumë besimtarë të fesë Islame.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: