Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

ANALIZA Blendi Fevziu: Cilat qenë mesazhet e Berishës për debatin brenda PD-së

fevziu-berisha

Gazetari Blendi Fevziu në një analizë të publikuar rreth kritikave publike që ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha shkruan ndër të tjera se “një prej figurave të rëndësishme të gjithë lindjes ish komuniste, një prej politikanëve me jetëgjatë në Ballkan, Berisha duket se ka vendosur të mbajë qëndrimin e politikanit që i ka varur tashmë pas dere ambiciet e tij politike, por që nuk largohet asnjë sekondë godina që ngriti 27 vite të shkuara”.

Nga Blendi FEVZIU
Sali Berisha ka folur dje për herë të parë direkt që nga koha kur debati i brendshëm ka mbërthyer partinë më të madhe të opozitës në fund të majit. Në një pyll problemesh, që nga marrëveshja Rama – Basha, debati për listën e deputetëve të PD, fushatën që bëri Basha, humbjen e thellë dhe deri rikandidimin dhe kontestimin e tij, Berisha ka tentuar të mbajë një profil që shumë vetë e prisnin por që shumë të tjerë i ka befasuar: Berisha ka folur hapur! Ai ka pasur një target, militantët dhe mbështetësit e PD. Por padyshim ka lënë të befasuar të gjithë ata që ende shpresojnë ta përfshijnë direkt në një debat të brendshëm të PD.

Ka shumë mënyra se si mund të lexohet intervista e Berishës dhe se si e shohin protagonistët dhe analistët atë, por pak a shumë, për mua, ajo mund të përmblidhet në këto pika:

E para, Berisha foli me autoritetin e njeriut më të rëndësishëm historik të PD. Një prej themeluesve të saj, drejtues për 21 vjet, njeriu që e mbajti në pushtet PD për 13 vjet dhe një shtetar i rëndësishëm shqiptar. Ai ishtendukshëm distant nga debatet shterpë të ditës edhe pse u duk sikur u përfshi brenda tyre.

E dyta, Berisha rikonfirmoi edhe një herë, por kësaj here më prerë, faktin që ambiciet e tij politike në PD dhe më tej, nuk e çojnë përtej të qenit një anëtar i përkushtuar i PD, por jo më një protagonist në garë.

E treta, Berisha tentoi të distancojë veten nga vendimmarrja e Bashës dje, por edhe nesër, duke përforcuar atë që e ka thënë shumë herë, por kësaj here e tha më prerë: në PD vendos Basha dhe ai vetë, ka mendimet e tij, që jo gjithnjë përkojnë me ato të Kryetarit. Por Berisha tentoi të sqarojë që asociimi i çdo vendimi të Bashës me Berishën është i gabuar dhe jo real.

E katërta, Berisha rikonfirmoi gabimet e Bashës, që edhe Basha vetë i kishte pranuar në një konferencë shtypi, qetësoi kontestuesit e tij brenda PD, duk ju dhënë disa herë të drejtë morale, por deklaroi se vendi dhe inverstimi i tyre është në PD. Ai tentoi të ndalë një çarje të mundshme të partisë, sado minore qoftë ajo. Pra ai deklaroi që është koha për bashkim dhe jo për ndarje.

E pesta, Berisha nuk e hapi, por e mbylli me qëndrimin e tij debatin e brendshëm në PD. Kushdo mund të mbajë qëndrimin e tij, por ai i Berishës ishte i qartë: Nuk do të jetë në krah të askujt, por aq më pak, do të mbështesë kontestime dhe çarje të partisë.

Një prej figurave të rëndësishme të gjithë lindjes ish komuniste, një prej politikanëve me jetëgjatë në Ballkan, Berisha duket se ka vendosur të mbajë qëndrimin e politikanit që i ka varur tashmë pas dere ambiciet e tij politike, por që nuk largohet asnjë sekondë godina që ngriti 27 vite të shkuara.


Komente ( 2 )

  • Saliu spiun sigurimit

    Serb

    Vrases remzi hoxhes
    Vrases 6000 Shqiptareve 96
    Gerdecin
    21janari
    Shitja detit grekut
    Pyramids financiare
    Nuk mer vesh nga demokracia
    Servil byrose politike.

  • Nuk e gjen ne europen lindore nje lider me karizmatik, me te djathte dhe me te ditur se sa gjigandi Sali Berisha. ne gjithe lindjen dolen drejtues por u shuan shume shpejt, kurse gjigandi Berisha mbi jetoje ne vendin me te eger komunist, me popullin me komunist ne bote, me popullin me lindore se vete lindja europiane. pra, figura si Sali Berisha i lind toka njehere ne 500 vjet. Ne, shqiptaret nuk dime ta vlersojme, koha do ta thote fjalen e saj se sa i madh eshe fenomeni Bersiha.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.