TIRANË- Blendi Klosi, teksa bëhet gati të dorëzojë çelësat e ministrisë që ka drejtuar, prezantoi sot “Paktin Kombëtar të Mirëqenies Sociale”, zbatimin e të cilit, u shpreh i sigurt që do ta çojë përpara ministrja e re e propozuar nga Rama dhe e sapodekretuar nga Nishani në këtë post, Olta Xhaçka.

Në marrje të fjalës, Xhaçka premtoi të punojë me të njëjtin ritëm e pasion, ndërsa kërkoi ndjesë për zërin që i dridhej nga emocionet. “M’i mirëkuptoni vibracionet e zërit, jam e emocionuar”, – tha ajo.

Më tej, Xhaçka u shpreh se do bënte gjithçka për të çuar përpara sfidat e përbashkëta. Do mundësojmë lidhje direkte mes tregut të punës dhe shkollave profesionale”,- shtoi ajo.

Ministrja e re, u ndal të bëjë edhe dallimin mes dy forcave politike, PD dhe PS. “Në 3 vjet e gjysmë u bë ajo që nuk ishte bërë në 25 vjet bashkë. Ndarja mes nesh dhe atyre është qartë. Sot s’ka skemë të falimentuar por një skemë të reformuar pensionesh, s’ka lëmoshë financiare mbi kritere partiake, por mbështetje për njerëzit realisht në nevojë”,- shtoi ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb