Futbollisti nga Gostivari por që luan në Zvicër, Blerim Xhemaili është ndarë nga bashkëshortja e tij Erjona Sulejmani. Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane, ndërsa avokatja e futbollistit ka thënë se ai nuk dëshiron që ish bashkëshortja e tij të përfitojë nga fama dhe mbiemri i tij.

“Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani. Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai la të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij.”- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga avokatja.
erjona15
Kujtojmë se më herët Erjona Sulejmani ishte e ftuar në emisionin “Kapitenët”, ku tregoi për jetën e saj si dhe martesën me bashkëshortin. Ajo tha se futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar dhe në seks nuk janë shumë të mirë.
xhemaili-erjona-sulejmani-470x265
“Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin ‘ta bëjnë vetë’”- tha ajo. Gjithashtu, për futbollistin më seksi Erjona Sulejmani u shpreh se pëlqen Kristiano Ronaldon.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: