“50 euro për një votë”. Blerja e pëlqimeve, në zgjedhjet e fundit rajonale të Sicilisë, është objekt i një shërbimi që transmetohet sonte në “Le Iene” në Italia uno. Jo vetëm në Shqipëri ndodhin këto gjëra, por edhe në një vend të zhvilluar si Italia, ku vota mund të shitet edhe për 50 euro.

I dërguari Ismaele La Vardera, regjisori i cili në pranverë kandidoi për kryetar të bashkisë së Palermos, duke regjistruar fshehurazi bisedat me udhëheqësit e qendrës së djathtë, ka marrë dëshminë e një gruaje, të cilës i është ofruar nga një ndërmjetëse një shumë parash (50 euro) në këmbim të votës për kandidatin e Forza Italia, Antonio Castro, aktualisht këshilltar në komunën e Acireales.

Gruaja që raportoi paligjshmërinë, ditën tjetër pas votimit, shkoi me një kamer të fshehur të tërhiqte paratë në vendin e treguar më parë nga ndërmjetësja: dhe ka marrë vërtet kuotën e rënë dakord.

Në emision shfaqet gjithashtu një listë votuesish të tjerë të cilëve iu janë ofruar para në këmbim të preferencës për kandidatin e Forca Italia. Castro, të cilit i është treguar më pas videoja, pretendon se nuk ka dijeni për shitje-blerje votash në favor të tij. Një rast që kujton atë të deputetit Futura Sicilia, Edy Tamajo, për të cilin por heton prokuroria e Palermos.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: