DURRES– Policia e Durrësit ka shoqëruar një 42-vjecar me inicialet I.H, pasi dyshohet se ka pritur në port një mjet tip ‘Benz’ i cili rezultoi i vjedhur në Francë në vitin 2012. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë sjellë makinën në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:
Më datë 23.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasi I.H vjeç 42 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 29.09.2017, ka pritur mjetin tip “Benz”, i cili rezultoi i vjedhur në Francë, më datën 06.11.2012. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 141/a i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: