Paris SG mund të ketë shpenzuar 222 mln euro për të blerë Neymar, apo 180 mln euro për të blerë Mbappe-n, por sërish nuk mban vendin e parë sa i takon shumës që ka derdhur për të ndërtuar skuadrën, raporton “CIES”, Observatorit Europian i Futbollit.

Shumë njerëz mund të mendojnë se skuadra e drejtuar nga Unai Emery është në krye të listës, me blerjet e Neymar, Mbappe e Yuri Berchiche, por Manchester City është lideri i shpenzimeve në renditje ku mbizotërojnë klubet angleze.

Manchester City ka investuar 853 mln euro për të ndërtuar skuadrën aktuale.

Benjamin Mendy, Kyle Walker, Bernardo Silva, Ederson, Danilo e Douglas Luiz e çojnë shifrën e shpenzimeve në 219 mln stërlina vetëm këtë merkato vere, kundrejt 242 mln eurove të shpenzuar vitin e kaluar.
1fb853a659b670e30e1947d87339d68f
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb