Blogerja dhe modelja Armina Mevlani është shprehur se në një të ardhme të afërt dëshiron që të bëhet nënë. E gjendur nën pyetjet e fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan”, Armina ka folur edhe për marrëdhëniet e saj me familjen Berisha.

Ajo tregon se çdo fundjavë shkon për vizitë në shtëpinë e znj.Liri dhe z.Sali Berisha. Aty Armina mëson edhe të gatuajë, duke parë recetat e znj.Liri Berisha.

E pyetur nga aktorja e humorit Rudina Dembacaj nëse “ia lan këmbët Berishës ajo si nuse”.
Përgjigjja e Arminës ka qenë e menjëhershme, madje pa u menduar: “Ai, për atë punë meriton t’ia lash me flori”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb