TIRANE- Filmi horror shqiptar “Bloodlands”, me skenar dhe regji nga Steven Kastrissios, nën interpretimin e aktorëve Gëzim Rudi, Ilire Vinca, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Emiljano Palali, Dritan Arbana, Florist Bajgora, Enxhi Cuku, do hapë Festivalin e Filmit Horror në Sidnej të Australisë, që nis më datë 29 nëntor.

Filmi “Bloodlands” në ekranin e kinemasë shqiptare për publikun u shfaq më datë 22 shtator. “Bloodlands” është shfaqjur gjithashtu në “Horror Channel Fright Fest Glasgow” dhe në “Nashville Film Festival”, ku Suela Bako u vleresua me çmimin aktorja më e mirë.

Filmi tregon historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo largohet në mal, ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të fillojë hakmarrjen. Ngjarja zhvillohet në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

Në gjithë këtë ngjarje dhe në luftën kundër shtrigës dhe klanit të saj përfshihet edhe familja e një kasapi, fëmijët e të cilit edhe pse më mendime të kundërta kundër babait të tyre tradicional, duhet që të bëhen së bashku në mënyrë që të kenë shanse të shpëtojnë. Steven Kastrissios e ka konceptuar filmin e tij mbi legjendat e vjetra shqiptare me shtriga.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb