TIRANE – Përflitet dhe bëhet shaka me të çdo vit, por askush nuk e harron. Sot është e hëna e tretë e janarit, që pretendohet të jetë dita më depresive e vitit, e llogaritur nëpërmjet motit, gjendjes financiare, motivimit dhe ndryshimeve të tjera.

Çdo e hënë e tretë e janarit quhet “Blue Monday”, “E Hëna Blu”. Gjithsesi, të gjithë e dinë se ky është vetëm një mit. Edhe pse shumë nuk e besojnë mendimin se kjo është dita më dëshpëruese e vitit, kjo është edhe dita kur shtohen përpjekjet për mbështetje të personave me depresion.

Për herë të parë u përmend në vitin 2005 kur psikologu Cliff Arnal prodhoi formulën, e cila pretendonte të tregonte se cila është dita më depresive e vitit. Eshtë përllogaritur duke marrë parasysh kushtet meteorologjike, borxhet, ditët e kaluara nga Krishtlindjet dhe faktin që të gjithë e urrejmë të hënën, për shkak të punës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: