TIRANE- Ndërkohë që mbahen zgjedhjet për anëtarësinë e Partisë Socialiste, Ben Blushi lëshoi akuza të rënda në drejtim të zgjedhjes së delegatëve të qarkut të Elbasanit. Partia Socialiste ka delegatë që kanë shërbyer për Sali Berishën, ka deklaruar Blushi ndërkohë që ka akuzuar kreun e Këshillit të Qarkut, si shërbëtor të Sali Berishës.

“Bëni deputet Bukuroshin e Saliut” tha Blushi duke iu referuar Bukurosh Stafës, deputetin socialist që bashkoi votat me Sali Berishën për të bërë president Bamir Topin. PS, sipas Blushit ka rënë në dorë të njerëzve të Saliut dhe nuk po ju shërben më socialistëve.

Sakaq edhe Stafa ka reaguar për deklaratat e Blushit, duke thënë se: “Ndjej keqardhje të madhe për Ben Blushin, kishim 2 vite pa e parë në Elbasan. Kur erdhi në Elbasan shau e iku”,- tha ai.

Më tej Stafa komentoi edhe votimin pro Topit në 2007, duke thënë se: “Unë kam votuar një herë ndryshe nga PS në 2007. Por megjithëse votova kundër PS, nuk kam folur kurrë si Saliu. Nëse unë kam bërë gabim, Blushi po bën një faj të madh”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: