Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi sfidoi sot në Parlament deputetin socialist Erion Braçe përmes një gjëegjëze që t’i gjente zgjidhjen.

Pak orë pas seancës deputeti Braçe është përgjigjur por pa zgjidhje për gjëegjëzën e Blushit. Gjithsesi ai thotë se përgjigjja nuk duhet kërkuar nëpër libra.

“Kryeministri i se ardhmes: Unë kam një mace, ta fal ty. Macja që të kam falur ty, kafshon pa dashje Taulantin. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti apo macja? Ha ha ha ha ha ha ha!! Ky vlerësohet për artikulimin. OK! Po logjika a duhet? Mos e kërkoni përgjigjen nëpër libra. Nuk e gjeni dot!”, shkruan Braçe.

Brace fb

Deputeti Blushi i drejtoi një gjëegjëzë Braçes sot në seancë duke e lidhur me çështjen e LIBRA-s në KQZ.

“LIBRA është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, por ai që keni emëruar ju nuk e lejon. Ende nuk është regjistruar LIBRA si parti politike në zgjedhje. A nuk është ky kërcënim politik para zgjedhjeve? Po të them një gjëegjëzë, shpresoj të më japësh një përgjigje:
Unë kam një mace, ta fal ty. Macja që të kam falur ty kafshon rastësisht Taluantin. Kush e ka fajin, unë, ti, Taulanti apo macja?”, – tha Blushi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: