TIRANE- Dje deklaroi se largohej nga PS, sot nuk ka qenë i pranishëm në Asamblenë Kombëtare të selisë rozë.

Bëhet fjalë për deputetin kontrovers Ben Blushi. Mosprezenca e tij është vënë re edhe nga gazetarët të cilët nuk kanë nguruar që të pyesin për këtë fakt edhe kryeministrin Edi Rama. Kreu i Qeverisë ka komentuar shumë shkurt; ‘Nuk e di, s’e vura re’.

Deputeti Blushi vendosi dje që duke kundërshtuar ligjin e mbetjeve të miratuar nga maxhoranca, të zyrtarizojë edhe largimin e tij nga Partia Socialiste. Fjalën e munguar këtë të enjte në Parlament, Blushi e përcjell përmes një shkrimi për “Panoramën”, në të cilin analizon pasojat e ligjit të mbetjeve duke u dhënë njëkohësisht përgjigje edhe shumë prej kritikëve të tij. Prej kohësh deputeti ‘rebeli’ kritikonte hapur qeverinë ‘Rama’, ndërsa dje deklaroi se nuk mund të jetë më pjesë e ‘kazanit të Rilindjes’.

Ditën e sotme për rreth dy orë Asambleja Kombëtare e PS vijoi me diskutime ku në fokus ishte diskutimi dhe miratimi i projektrregulloreve në zbatim të statutit të PS-së. Në disa pika të diskutimit parashikohet manuali i organizimit elektoral dhe Kodi i Etikës së kësaj partie. Asambleja e së shtunës mund të sjellë dhe një riorganizim tërësor të të deleguarve në shtabet politike të PS-së në qarqe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: