TIRANË-“Feja qëndron larg politikës. Ne edukojmë besimtarët me dashuri, paqe , harmoni”- është kjo përgjigjja që Sekretari i Kishës Ortodokse Thoma Dhima, i ka dhënë deputetit Ben Blushi lidhur me polemikat për gjuhën e përdorur nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos në meshën e Pashkëve.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Dhima theksoi se Kryepeshkopi kupton dhe flet shqip. Ai theksoi se mesha hyjnore gjithmonë mbahet në gjuhën shqipe por në rastin e një mesazhi të veçantë siç është ai i Pashkëve Kryepeshkopi nuk mund ta japë në një gjuhë që nuk e flet rrjedhshëm.

“Mesha hyjnore bëhet në shqip. pjesa e shërbesës është bërë në shqip. Mesazhi është i një niveli më të lartë për të mbajtur një mesazh teologjik të mirëfilltë nuk mund ta bëj në një gjuhë që nuk e flet lirshëm. Peshkopi hapi shkollën teologjike të priftërinjve në Shqipëri. Ka këmbëngulur në botimin e librave shqip.”- u shpreh Dhima.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: