Zbardhen debatet ne mbledhjen me dyer te mbyllura te PS
TIRANË-Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është zhvilluar me tone të nxehta ku pjesë kryesore ka qenë episodi i Elbasanit. Ben Blushi tregoi se jashtë për mediat se cfarë i kërkoi grupit, por deputeti Balla rrëfeu se mbledhja nuk është zhvilluar me tone të qeta, porse ka qene e nxehte sidomos ne ceshtjen e emrave te inkriminuar qe ka PS, sipas deklaratave te bera nga deputeti ‘i fishkellyer’ ne Elbasan.

Mbledhja nisi ne oren 13:00 dhe perfshiu ne rend dite kerkesen e dy deputeteve socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi, per te analizuar situaten ne Elbasan.

BLUSHI: DUHET TË PYESNI ZOTIN RAMA SE ÇFARË MENDON PËR INCIDENTIN E ELBASANIT DHE SA PËRGJEGJËS ËSHTË PËR GJUHËN
Deputeti Ben Blushi deklaroi se në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS-së u diskutua edhe për incidentin e Elbasanit, ndërsa ai ka shprehur edhe me dyer të mbyllura mendimin se gjithçka ndodhi në Elbasan ishte pasojë e sulmit dhe urrejtjes që frymëzon PS.

“Pati një debat që lidhet me situatën në parti dhe ngjarjet në Elbasan. Ndajmë qëndrime të ndryshme me shumë kolegë. Ajo që thashë është se ngjarjet e Elbasanit e kanë nisjen në këtë seli, s’kam gjë me ata 10 apo 15 djem, i kam falur të gjithë. Ata janë nën ndikimin e presionit psikologjik që bën nga kjo parti. Dua të them se ata djem e kapërcyen të drejtën e sulmuan një njeri pa të drejtë”,- tha Blushi.

Blushi e ka devijuar tek kolegët e tij pyetjen e gazetarëve se çfarë mendon për incidentin në Elbasan. Ai kërkoi që PS të distancohet nga ky rast, sepse tregon vijën politike të partisë. Ai tha se njerëzit po nxiten të veprojnë me dhunë ndaj mendimeve ndryshe, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

“Duhet të pyesni kolegët çfarë mendojnë për këtë rast. Unë do të doja që PS të distancohej sepse ky nuk është problemi im, por i vijës politike të një partie të madhe që ka qeverinë e që tenton të edukojë. Ky është një problem i madh pedagogjik. Ka një pedagogji politike e në këtë rast nuk po funksionon. Njerëzit po nxiten të veprojnë me dhunë ndaj mendimeve ndryshe. Duhet të pyesni zotin Rama se çfarë mendon për incidentin e Elbasanit dhe sa përgjegjës është për gjuhën”, deklaroi Blushi.

Në lidhje me ligjin e dekriminalizimit dhe nëse ka deputetë të inkriminuar në parlament, sërish Blushi ka kërkuar që të pyetet Rama. Por siç tha ai nëse nuk do të kishte deputetë kriminelë përse Rama do ta votonte ligjin?!

“Nëse PS ka votuar një ligj për dekriminalizimin, nëse nuk ka patur kriminelë përse e ka votuar? Nëse Edi Rama mendon se nuk ka patur kriminelë në parlament përse e ka votuar? Kjo nuk është pyetje për mua”, theksoi ai.

Blushi nuk ka dhënë detaje për mbledhjen e PS-së në Elbasan ku pati incidente por theksoi se ky është një precedent dhe PS duhet të distancohet nga kjo tendencë pasi mund të përsëritet.

“Nuk është në stilin tim të tregoj se çfarë ndodh në një mbledhje me dyer të mbyllura. Sot pati një tentativë për të diskutuar këtë rast. Në Elbasan pati dhunë, shenja kundërshtie me dhunë dhe PS duhet të distancohet nga kjo tendencë. Nëse rregulli nuk zbatohet, kjo situata mund të përsëriten”, u shpreh deputeti socialist.

Për sa i përket statutit, ai tha se nëse hiqet mundësia e votimi ai rrëzohet. “Një statut që shkruhet për të hequr mundësinë e votimit, ky statut rrëzohet”, tha Blushi.

BALLA: SITUATEN E ACAROI BLUSHI
Numri dy i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi fill pas Blushit se incidentin duhet ta diskutojë PS e Elbasanit, ndërsa i lëshoi Blushit mesazhin se si ofiqar është ai që i është larguar interesit të sallave, duke menduar për karrigen e radhës.

U vlerësua nga Ruci që kjo çështje është kompetencë e Asamblesë së PS në Elbasan edhe pse u pretendua që duhet diskutuar këtu. Vëmendje mori shqetësimi i shumë anëtarëve për deklaratat e përditshme të Blushit për gjoja kriminelë në grupin e PS, meqë e thotë në përsëritje të SHQUP-it iu kërkua kush janë këta deputetë me precedentë kriminalë dhe ai nuk tha asnjë emër. Tha që në këtë grup nuk ka të tillë. Deklaroj që grupi i PS e ka mbështetur proçesin e integritetit të figurave që duhet të zgjidhen apo emërohen në poste zyrtare. Gjithë kjo sintoni është për të ardhur keq. Qoftë ajo që pretendohet si incident, më vjen keq që ka një sallë që nuk do ta dëgjojë zotin Blushi, por ne ofiqarët duhet të kuptojmë që nuk duhet ti fyejmë sallat, të zgjedhim mirë mes halleve të sallave dhe dëshirës për të zënë karrigen e radhës. Dëshirën për karrige nuk duhet ta vëmë mbi interesin e sallava”.

I pyetur nëse Blushi acaroi situatën në Elbasan, Balla u përgjijg se ‘Po’. Sipas Ballës, Blushi e nisi fjalimin me fyerje ndaj u prit në atë mënyrë në takimin e Elbasanit.
“Ajo që thashë dhe dua ta ritheksoj, në Elbasan kishim një takim të riprogramuar sikurse në Korçë ku kishte një program për anëtarësimet ku flisnin anëtarët e rinj, ministri përkatës për zhvillimet, kryeministri. Kështu dhe në Elbasan, kishim një rend, por u informuam vetëm 30 minuta para nisjes se një anëtar i PS, donte të fliste, por kur niset të flasë minimumi duhet të përshëndeste të pranishmit, një deputet që e fillon me fyerje, ndodh ajo që ndodhi.
A është përgjegjësi e gjithsecilit prej jush?
Situata që u krijua është përgjegjësi e gjithsecilit prej nesh. As unë nuk e mora fjalën se është pjesë e një analize të punë së përditshme…

Ishte Blushi që acaroi situatën?
Unë besoj se po. Por as unë as zoti Blushi nuk kemi të drejtë të interpretojmë konkluzionet.

Po në mbledhje a e diskutuat këtë?
Sa i përket grupit ka diskutuar me debate të nxehta, por një fyerje që i është bërë deputetit të PS, ai tha se ky grup është i përbërë nga kriminelë. Kur e pyetën kush janë këta kriminelë, emra nuk tha.
Cfarë fati e pret z Blushi pas kësaj?
Secili fatin e vet politike ka në dorën e vet

(ma.ar/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: